Aktualitet

Njëri dhunoi gruan tjetri nënën, dy të arrestuar në Fier

Mësohet se një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa një 48-vjeçar ndaj nënës.

21 Shtator 2024, 14:19 Nga E. D
Njëri dhunoi gruan tjetri nënën, dy të arrestuar në
foto ilustruese

FIER- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa një 48-vjeçar ndaj nënës.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

polica e fierit

Sondazh

Poll