20 Shtator 2024, 21:30
Nga N.F
Foto ilustruese
ITALI- Javën që shkoi ju treguam historinë e tmerrshme të përdhunimit të një vajze të mitur, asokohe 11 vjeçare, nga një person i afërt i familjes, konkretisht burri i kushurirës së saj. Akuzat e vajzës së mitur dhe familjarëve, janë të shoqëruara edhe me mesazhet e shkëmbyera mes saj dhe personit që e ka abuzuar sa banale, aq edhe të drejtpërdrejta të një ngacmimi seksual të paprecedent.
Pas ngjarjes së rëndë, vajza mbyllet në vetvete, duke u munduar të mos e ndajë me asnjë atë çfarë i ka ndodhur, por pasi bisedon me kushërirën e saj bashkëmoshatare, vendos që gjithçka t’ia tregojë motrës së madhe.
E cila natyrisht flet me prindërit. Prandaj Piranjat udhëtuam drejt Piacencës në Itali, për tu takuar me Elton Sinën, personin i cili akuzohet si autor i kësaj ngjarjeje të rëndë.
Gjatë gjithë bisedës me ne, Sina mohon çdo pretendim të vajzës dhe familjarëve të saj, ndërkohë që ka një teori të tijën sa i përket mesazheve të shkembyera me 12 vjeçaren. Ai thotë se ka ndodhur që shpesh herë i kanë vjedhur adresat e rrjeteve sociale.
35 vjeçari vazhdon të mohojë çdo gjë. Por ka edhe një detaj, mesazhi i ndjesës që autori i ka dërguar babait dhe vajzës së abuzuar. Për këtë i akuzuari si abuzurs thotë që, familjes i ka thënë ju korkoj falje nëse mendoni që kam bërë diçka unë. Në fakt mesazhi është disi ndryshe nga sa mundohet ta paraqesë 35 vjeçari. Ai nuk shkruan me në qoftë se, ose sikur të ketë ndodhur dicka. Mesazhi i tij është fare i qartë, ndjesë nominale për secilin nga prindërit, madje duke iu përgjëruar.
Një detaj tjetër që lë vend për dyshime, është sjella e bashkëshortes së Sinës e cila në një moment të parë kur ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur, duket se e ka nxjerrë menjëherë 35 vjeçarin nga shtëpia.
Por pas disa ditëve, rikthehet me me burrin e saj, dhe mohon çdo gjë, madje duke u pozicionuar në favor të tij. Kjo kuptohet edhe nga një mesazh që i dërgon babait të Laurës duke i thënë se jam në dijeni të mesazheve, por ghëra të tjera mos shtoni, dhe dërgoje vajzën në psikolog të tregojë të vërtetën.
Gjëra që ndodhin, në një shoqëri dhe familje me baza patriarkale, ku në rast ndarje nga burri, gruaja frikësohet se mund t’i mbyllen shumë dyer. Në përballje me të akuzuarin, si abuzues me një vajzë 12 vjeçare ai nuk pranon në asnjë moment asgjë për çfarë akuzohet, por gjatë gjithë kohës shprehet se gjykata do të tregojë të vërtetën./ Piranjat
perdhunimi i 11-vjeçares itali
Aktualitet
20 Shtator 2024, 21:21
N.F
Foto
TIRANË- Nuk e kishte menduar kurrë, se ai, miku i tij i afërt do arrinte deri në atë pikë sa të thurte një...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 20:29
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Gjithashtu nuk...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 19:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë ...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 19:09
N.F
Aksidenti
LEZHË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin. Mesohet se mjeti Volksvag...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 18:39
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për veprën penale të trafikimit t&eum...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 18:29
E. D
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 51-vjeçari ishte me një të shkuar krimin...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 17:11
N.F
Angel Di Maria
ITALI- Drejtësia italiane ka dënuar me 6 vite burgim një shqiptar i cili akuzohet për grabitjen e vilës së...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 16:32
r.ll
aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në segmentin e bypassit të Qafë Mur...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 16:25
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me në ngjarjen endodhur disa ditë më parë, ku ...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 15:53
E. D
TIRANË- Gruaja e cila ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet nga një marke...