20 Shtator 2024, 18:29
Nga E. D

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 51-vjeçari ishte me një të shkuar kriminale. Autoritete italiane kanë zbuluar një rrjet trafikimi të drogave të forta, teksa kontrollet ishin shtrirë në disa qytete. Policia tha se sekuestroi kokainë dhe një sasi të konsiderueshme parash cash, duke zbuluar trafik të mirëorganizuar në zonat e Brerës.
Gjatë një prej patrullimeve, oficerët vunë re një burrë të dyshimtë duke lëvizur në “Viale Tunizi”. 51-vjeçari shfaqi sjellje si një tregtar i mundshëm droge, duke shikuar përreth për të parë nëse po ndiqej. Kjo tërhoqi vëmendjen e oficerëve, të cilët vendosën të monitoronin veprimet e tij, kurse emri i shqiptarit nuk u publikua. Më tej i dyshuari takoi një 44-vjeçar me origjinë amerikane dhe shkëmbeu një pako me të. Në këtë moment u krye ndërhyrja dhe në flagrancë u kapën 4 doza kokainë. Kontrolli i mëtejshëm zbuloi edhe 24 doza të tjera të fshehura në të brendshme dhe 6 pako me drogë sintetike “2-CB”.
Gjithashtu u sekuestruan 315 euro cash, dy celularë në xhep, si dhe një zarf me 7350 euro para të gatshme. Policia dyshon se ai nuk është shpërndarës i thjeshtë, por një menaxher grupi. Kontrolli u shtri në banesë, në lagjen Barona. Në kuzhinë u gjetën 20 pako të tjera “2-CB”, materiale paketimi droge dhe mbi të gjitha një shumë e madhe parash të fshehura brenda lavatriçes: 10 mijë euro cash. Hetuesit shpresojnë se nëpërmjet 51-vjeçarit do arrijnë tek kokat e grupit të narkotrafikut në Milano dhe më gjerë.
policia italiane shqiptar i arrestuar
Aktualitet
20 Shtator 2024, 17:11
N.F
Angel Di Maria
ITALI- Drejtësia italiane ka dënuar me 6 vite burgim një shqiptar i cili akuzohet për grabitjen e vilës së...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 16:32
r.ll
aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në segmentin e bypassit të Qafë Mur...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 16:25
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me në ngjarjen endodhur disa ditë më parë, ku ...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 15:53
E. D
TIRANË- Gruaja e cila ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet nga një marke...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 15:43
r.ll
hajrulla xhivini
TIRANË- Duket se kriteret për tu bërë kandidat për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Poli...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 15:28
N.F
GJKKO
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije ditën e sotme përmes një njoftimi se ka dënuar me nga 12 vite...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 15:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ritmet e emigrimit, të paktën përmes kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit Europian janë...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 14:51
S.B
foto ilustruese
SARANDË- Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Kardhiq-Delv...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 14:36
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se G.Ç &e...
Aktualitet
20 Shtator 2024, 14:01
M.B
Kristian Boçi
TIRANA- Biznesmeni Kristian Boçi, i cili u përfshi në një aksident automobilistik pak ditë më par...