Aktualitet

Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës 46 doza kokaine, arrestohet dhe dëbohet 21-vjeçari shqiptar

I riu, në momentin që ka parë policinë, ishte përpjekur t’i shmangej kontrollit ndërsa ishte në makinën e tij, por kur oficerët arritën tek ai, ai u ndalua menjëherë.

20 Shtator 2024, 18:39 Nga E. D
Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës 46 doza kokaine,
foto ilustruese

ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për veprën penale të trafikimit të drogës. I riu, në momentin që ka parë policinë, ishte përpjekur t’i shmangej kontrollit ndërsa ishte në makinën e tij, por kur oficerët arritën tek ai, ai u ndalua menjëherë. Gjithashtu gjatë kontrollit personal dhe në makinë, atij iu gjetën 46 doza kokainë, me peshë totale 35 g, të cilat i kishte fshehur brenda një qeseje të vogël të vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Në përfundim të hetimeve, 21-vjeçari u shpall i arrestuar. Në përfundim të seancës së vlefshmërisë, gjyqtari hetues i Gjykatës së Spoletos la në fuqi arrestimin dhe urdhëroi dëbimin e tij të menjëhershëm nga territori i Italisë. Subjekti u riatdhesua më pas me transport ajror në Shqipëri.

policia italiane

Sondazh

Poll