Politike

A keni besim te drejtësia dhe gjykata? Argita Malltezi: Është e kapur, por ka gjyqtarë të ndershëm

Ajo pohoi se në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë të ndershëm, për të cilët mund të bëhet çmos që këta gjyqtarë që nuk kapen të mos jenë pjesë e shortit apo trupës gjykues, në rastin e gjykimit të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

19 Shtator 2024, 21:22 Nga r.ll
A keni besim te drejtësia dhe gjykata? Argita Malltezi: Është e
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se gazetarët duhen paditur në gjykatë.

“Nuk ndjehem krenare kur padis në gjykatë një gazetar, por kjo më ka kushtuar mua duke mos i paditur. Kemi pasur kosto jashtë vendit pikërisht për këtë sepse qoftë unë, qoftë Shkëlzeni nuk kemi paditur gazetarë në gjykatë”, tha Malltezi në "Open" në News24. 

E pyetur nëse ka apo jo besimte drejtësia apo te gjykata, Malltezi tha se ka besim te e vërteta, ndërsa e konsideroi drejtësinë në Shqipërinë si të kapur.

“Ligji 9516 që flet për organet e drejtësisë, thuhet se SPAK ka të drejtë të survejojë gjyqtarët. Ku ka një vend në Botë që prokuroria të survejojë gjyqtarët?”, tha Malltezi.

Ajo pohoi se në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë të ndershëm, për të cilët mund të bëhet çmos që këta gjyqtarë që nuk kapen të mos jenë pjesë e shortit apo trupës gjykues, në rastin e gjykimit të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

argita malltezi drejtesia ne shqiperi

Sondazh

Poll