Politike

Vdekja e Gert Bogdanit, nis me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare

Deputetët e Partisë Demokratike pas nisjes së seancës janë larguar nga salla e Kuvendit, ashtu siç kishin lajmëruar se do të anulonin çdo aktivitet partiak në të gjithë vendin. 

19 Shtator 2024, 17:04 Nga r.ll
Vdekja e Gert Bogdanit, nis me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me 1 minutë heshtje në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, i cili u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit. 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha gjatë fjalës së saj se Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz dhe ekselent në çdo pikëpamje

“Ishte një politikan me integritet të madh, që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë, por edhe në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz, fjalëmatur, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje. Dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë, në kujtesën e çdo qytetari”, tha Spiropali.

Deputetët e Partisë Demokratike pas nisjes së seancës janë larguar nga salla e Kuvendit, ashtu siç kishin lajmëruar se do të anulonin çdo aktivitet partiak në të gjithë vendin. 

Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është ajo që ka të bëjë me studentët e Universitetit të Mjekësisë, konkretisht, projektligji  “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

seance plenare 19 shtator 2024

Sondazh

Poll