Aktualitet

“Ka marrë të gjitha pushtetet” / Ylli Rakipi: Nuk ka as AKEP as Akrep, Rama është çmendur

16 Dhjetor 2019, 21:52 Nga DOSJA
“Ka marrë të gjitha pushtetet” / Ylli Rakipi: Nuk ka as

TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi tha se me paketën antishpifje AMA dhe AKEP do kthehen në xhandarmëri për mediat nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur diktator.

Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve të RTV Ora, tha se dy instrumentet komandohen nga Rama.

Ai shtoi se kryeministri është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare.

Ylli Rakipi: “AMA dhe AKEP janë xhandarmëri për mediat. Dhe janë në dorë të Edi Ramës. Kemi kryeministër që nuk bën punën që ka. Kur është kryeministër bën kryeredaktorin e mediave. Dy instrumentet e krijuara AMA-n dhe AKEP-in i komandon kur të dojë diktatori.

Nuk ka as AKEP as Akrep goditjen e jep Edi Rama. Ai është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare. Nëse nuk e kupton këtë do sjellë fundin e Ramës.”

Ndërsa u bëri thirrje gazetarëve për “luftë” dhe jo bojkot.

Ylli Rakipi: “Në regjim duhet luftë por jo bojkot i gazetarëve. ”

Rakipi tha se kryeministri ka shpallur veten kryeredaktor të mediave duke theksuar se po ushtron terror të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve:

Ylli Rapiki: “Kryeministri Edi Rama ka kohë që e ka shpallur veten kryeredaktor të medias. E ka bërë në mënyrë intensive. 

Nuk kemi parë një njeri që ka ngritur median e vet dhe me propagandë bën fake news, dhe këtë e bën Edi Rama.

Nuk ja kemi prekur fjalën Edi Ramës pse me fjalën e tij shqiptarët kanë kuptuar se nuk kanë njeri normal përballë. 

Ecejaket e tij në vendet e dëmtuara nga tërmeti me fjalët, idiotësitë e tij të përhershme, janë tregues.

Gjithë shqiptarët janë në terror të jashtëzakonshëm të Edi Ramës. Edhe nëse nuk është televizioni i tij, përdor oligarkët e mediave.

Vetëm nuk ka pjerdhur në televizionet shqiptare. Rama ka marrë të gjitha pushtetet.”

Marrë nga Ora news

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama paketa anti shpifje ylli rakipi edi rama paketa anti shpifje ylli rakipi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2019, 20:36

TIRANË- Debate në “Open”, lidhur me paketën antishpifje. Analisti Andi Bushati është përpalsur me Alfred Pezë, ku e akuzoi këtë të fundit se po mbron ligji...