Bota

“Do të hakmerremi”/ Hezbollahu fajëson Izraelin pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit, 500 anëtarë humbin shikimin

Grupi Hezbollah fajësoi Izraelin për atë që e quajti "agresion kriminal" dhe u zotua se do të hakmerrej. Por ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë.

18 Shtator 2024, 07:57 Nga E. D
“Do të hakmerremi”/ Hezbollahu fajëson Izraelin pas
pamje nga vendngjarja

LIBAN- Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ''pagers'', tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar. Gjithashtu mes të plagosurve ishte edhe Ambasadori i Iranit në Liban. Grupi Hezbollah fajësoi Izraelin për atë që e quajti "agresion kriminal" dhe u zotua se do të hakmerrej.

Por ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë. Në deklaratën e tij të fundit të mërkurën, Hezbollah tha se do të vazhdonte operacionet në mbështetje të Gazës, duke shtuar se kjo ishte një rrugë e vazhdueshme e ndarë nga çmimi i rëndë që pret armikun në përgjigje të masakrës së tij të martën. Shkollat ​​dhe universitetet janë sot të mbyllura. Spitalet në Bejrut dhe në pjesën tjetër të vendit po bëjnë thirrje për dhurim gjaku.

“Isha duke punuar në dyqanin tim tregon një kasap për gazetën New York Times kur dëgjova atë që dukej si një e shtënë dhe pashë një djalë duke rënë i gjakosur nga motori i tij. Pastaj dëgjova shpërthime të tjera”, tha një person.

Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi. Çdo anëtarë i grupit libanez të Hezbollah e përdor këtë lloj pajise për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet tele

shperthimi ne liban

Sondazh

Poll