Bota

E rëndë në japoni/ Biznesmeni goditet me thikë nga vajza e tij, 33-vjeçarja: Babai më dhunoi!

33-vjeçarja, Hanna Hikada, u arrestua me dyshimin për tentativë vrasje.

17 Shtator 2024, 22:36 Nga E. D
E rëndë në japoni/ Biznesmeni goditet me thikë nga vajza e
fotot ilustruese

JAPONI- Yoshihiro Hidaka, presidenti i prodhuesit japonez të motoçikletave Yamaha Motor, dyshohet se u godit me thikë nga vajza e tij, duke pësuar lëndime të lehta. 33-vjeçarja, Hanna Hikada, u arrestua me dyshimin për tentativë vrasje.

E reja dyshohet se ka tentuar të vrasë babanë e saj 61-vjeçar me thikë kuzhinë. Nga ana tjetër, 33-vjeçarja ka deklaruar në polici së ishte dhunuar nga babai i saj. Yamaha Motor deklaroi zyrtarisht se për momentin nuk do të komentojë rastin, pasi është çështje private dhe hetimet po vijojnë.

yamaha motor

Sondazh

Poll