Bota

Kërcënoi se do të qëllonte me armë në një shkollë në SHBA/ 11-vjeçari pas arrestimit: Po bëja shaka

Gjithashtu i mituri kishte shkruar një listë me emra dhe objektiva, ndërsa pas arrestimit ka deklaruar se po bënte shaka.

17 Shtator 2024, 21:35 Nga E. D
Kërcënoi se do të qëllonte me armë në një
11-vjeçari

SHBA- 11-vjeçari, nxënës i shkollës Port Orange, Florida, u arrestua pasi kërcënoi se do të qëllonte me armë në shkollën ku studionte. Gjithashtu i mituri kishte shkruar një listë me emra dhe objektiva, ndërsa pas arrestimit ka deklaruar se po bënte shaka.

Arrestimi erdhi pas një denoncimi nga disa studentë, të cilët thanë për dedektivët se 11-vjeçari u ka treguar atyre armë zjarri dhe thika të shumta, ndërsa shtuan se nuk ishin të bindur nëse armët ishin të vërteta apo jo. Në momentin që policia mori në pyetje të miturin në lidhje me planet e tij, i mituri tha se “po bënte shaka”, pra mohoi të bënte ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për secilën shkollë.

shba kercenim

Sondazh

Poll