Bota

VIDEO/ Panik në ajër, momenti kur stuhia tropikale godet avionin gjatë fluturimit

Skenat e frikshme u filmuan ditën e hënë gjatë fluturimit 8586 të kompanisë ajrore kolumbiane, Avianca.

17 Shtator 2024, 22:08 Nga E. D
VIDEO/ Panik në ajër, momenti kur stuhia tropikale godet avionin
pamje nga vendngjarja

KOLUMBI- Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjerët bërtisnin, ndërsa një stuhi tropikale goditi aeroplanin e tyre në mes të fluturimit. Pasagjerët dëgjohen teksa bërtasin të frikësuar, ndërsa avioni lëkundet nga era e fortë.

Skenat e frikshme u filmuan ditën e hënë gjatë fluturimit 8586 të kompanisë ajrore kolumbiane, Avianca. Në pamundësi për tu ulur, piloti vendosi të ndryshonte përkohësisht kursin drejt zonës bregdetare të Cartagena-s, për tu kthyer sërish drejt Barranquilla-s, disa orë më pas.

"Unë kurrë nuk kam përjetuar një mot kaq të keq në një fluturim. Sa i çmendur," tha një pasagjer. 

Sondazh

Poll