Politike

Argita Malltezi zbulon për herë të parë pagën që ka patur në UNMIK: Kam punuar për gjashtë vite bashkë me...

Ajo tregoi se paratë më të cilat ka blerë disa apartamente që përmenden edhe në dosjen e SPAK janë nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshorti gjatë periudhës kur punonte për UNMIK në Kosovë.

16 Shtator 2024, 22:20 Nga r.ll
Argita Malltezi zbulon për herë të parë pagën që
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha u shpreh se të gjitha paratë e saj i ka të deklaruara rregullisht në ILDKP.

Ajo tregoi në Euronews Albania se paratë më të cilat ka blerë disa apartamente që përmenden edhe në dosjen e SPAK janë nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshorti gjatë periudhës kur punonte për UNMIK në Kosovë.

Malltezi tregoi se ka punuar për 6 vjet pranë UMNIK bashkë me të shoqin dhe paga e saj ishte 91 mijë dollarë vetëm vitin e parë.

“Kam mandatpagesa, të ardhurat kanë qenë nga rroga jonë në UNMIK dhe këto mandat pagesa janë të gjitha në dosjen e SPAK. Kam punuar 6 vjet në UNMIK, në vitin e parë të ardhurat e mia kanë qenë 91 mijë dollarë, neto. E kam sot e kësaj dite çdo kontratë dhe vërtetim page, Abi pak më të ulët, por në këto marzhe. Të gjitha këto mandatpagesa i kam në ILDKP ndaj edhe i ka SPAK”, tha Malltezi.

argita malltezi umbik

Sondazh

Poll