Aktualitet

LISTA/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, mes tyre dhe Edmond Sulaj

Gara për detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, u hap pas dorëheqjes që Muhamet Rrumbullaku dorëzoi më 5 shtator ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. 

17 Shtator 2024, 10:10 Nga r.ll
LISTA/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e drejtorit të
foto ilustruese

TIRANË- Është zbardhur lista e 13 kandidatëve që do të garojnë për detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit. Mes tyre është edhe emri i Edmond Sulaj, drejtori i policisë së Shkodrës. Për këtë të fundit, kreu i Gurpit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se u emërua drejtor në Shkodër nga bandat kriminale. 

LISTA:

Lufti Minxhozi
Ilir Proda
Idajet Faskaj
Neritan Nallbati
Skënder Hita
Gentjan Shehaj
Ardian Çipa
Sami Rasha
Edmond Sulaj
Pëllumb Seferi
Adriatik Tafçiu
Saimir Boshnjaku
Shemsi Prençi

Gara për detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, u hap pas dorëheqjes që Muhamet Rrumbullaku dorëzoi më 5 shtator ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Rrumbullaku u caktua si drejtues i Policisë së Shtetit e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, ku asokohe Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi. 

Pas dorëheqjes së Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga mori përkohësisht postin e kreut të Policisë së Shtetit, si drejtor i Komanduar.

 

policia e shtetit

Sondazh

Poll