17 Shtator 2024, 07:28
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në total gjatë korrikut ishin 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin korrik 2024. Nga këto të dhëna është treguar se në Kosovë gjatë korrikut ka pasur më pak vizitorë të huaj sesa në kohën e njëjtë të vitit të kaluar. Dallimi mes korrikut të këtij viti dhe korrikut të vitit të kaluar është për 18 për qind më pak vizitorë të huaj.
“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2023) ka ulje të vizitorëve për 18.1%”.
ASK ka treguar se edhe ata qytetarë që vijnë në Kosovë, nuk janë nga shtete shumë të largëta, pasi që numri më i madh është nga Shqipëria dhe Gjermania.
“Në total 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra”.
Shifrat tregojnë se nëpër hotelet e Kosovës gjatë korrikut të këtij viti kanë qëndruar 57 mijë qytetarë, deri sa vitin e kaluar në kohën e njëjtë ishin mbi 71 mijë.
“Në Korrik 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 447, prej tyre 33.6%, ishin vendorë dhe 66.3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Korrik të vitit 2023 (sa ishin 71 341 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 19.5%”.
Kurse, sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte 133 663, prej tyre 35.2% nga vendorët dhe 64.7% nga të huajt.
“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka regjioni i Pejës me 8 864 vizitorë dhe më 26 477 net-qëndrimi”./ Monitor
kosova
Aktualitet
17 Shtator 2024, 07:26
r.ll
at nikolla xhufka
TIRANË- Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kan&e...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16% në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të ...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 07:22
r.ll
at nikolla xhufka dhe nena e tij
TIRANË- Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, t&eu...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 07:18
r.ll
at nikolla xhufka
TIRANË- Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kan&e...
Aktualitet
17 Shtator 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kjo e martë, ashtu si ditët e mëparshme, do të shoqërohet me kthjellime dhe kalime vranësirash. ...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 21:20
r.ll
meloni, starmer
BRITANI- Sir Keir Starmer ka pohuar se Britania mund të marrë mësime nga Italia se si të reduktoj&e...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 21:05
r.ll
cifti
MALLAKASTËR- I tillë është edhe rasti i sotëm i trajtuar në Fiks Fare. Nëna e tre fëmijëve njeh në ...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 20:52
r.ll
ministri
ITALI- Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi do të hapë qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 20:03
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Disa mesazhe mashtrimi si ato të kompanisë Meta që mund të vijnë në "Whats App", rrezikojnë...