Aktualitet

Skandali/ At Nikolla Xhufka pas publikimit të videove: Personin që më provokoi seksualisht e solli Behxhet Pacolli

At Nikolla Xhufka i ka mohuar këto pretendime duke deklaruar se video është montazh dhe se bisedat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

17 Shtator 2024, 08:33 Nga r.ll
Skandali/ At Nikolla Xhufka pas publikimit të videove: Personin që
kika, at nikolla xhufka, behxhet pacolli

TIRANË- At Nikolla Xhufka ka reaguar pas publikimit të disa videove nga emisioni investigativ "Piranjat", ku thuhet se ai është në një lidhje dashurie me një mashkull. Por, At Nikolla Xhufka i ka mohuar këto pretendime duke deklaruar se video është montazh dhe se bisedat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Në një intervistë së fundmi, ai deklaroi se mashkullin, i cili e provokoi seksualisht, ia ka dërguar biznesmeni Behxhet Pacolli. Sipas tij, Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika dhe që u bë i njohur në “Big Brother Albania 8″, i kishte thënë që e ka dërguar Behxhet Pacolli me arsyetimin se do të investojë në Kishën Ortodokse të Elbasanit.

“Në radhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën. Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit Behxhet Pacolli dhe ka thënë që “Behxhet Pacolli më ka dërguar që të bëj investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shumë i gëzuar dhe shumë krenar. Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë. Erdhi tek kisha, folëm do bëhet kjo e ajo dhe u nisëm për të shkuar për të takuar Behxhet Pacollin tek disa zyra këtu në Tiranë. Shkuan po prisnim Behxhet Pacollin të vinte, nuk e takova ndonjëherë. Ky zotëria, Kika (tregon foton e tij) imagjino me të bërë për vete ky, dmth. Koefidenca kam me të gjithë dhe me atë që nuk i njoh, kleriku shprehet me të gjithë dhe unë flas njësoj me të gjithë”, tha At Nikolla në emisionin “Zgjohu”.

kreshnik husaj at nikolla xhufka behxhet pacolli

Sondazh

Poll