Bota

VIDEO/ Atentati ndaj Donald Trump, publikohen pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar

Në video, Ryan Wesley Ruth duket se ka ndjekur udhëzimet e autoriteteve dhe është marrë në paraburgim pa bërë asnjë rezistencë.

16 Shtator 2024, 20:00 Nga r.ll
VIDEO/ Atentati ndaj Donald Trump, publikohen pamjet e arrestimit të
pamje nga vendi i arrestimit

SHBA- Është publikuar video e arrestimit të të dyshuarit që dyshohet se tentoi të vriste Donald Trump në fushën e golfit të ish-presidentit në Florida.

Në video, Ryan Wesley Ruth duket se ka ndjekur udhëzimet e autoriteteve dhe është marrë në paraburgim pa bërë asnjë rezistencë.

I dyshuari doli sot në gjykatën federale, ku u akuzua për dy vepra penale të lidhura me armëmbajtjen, një ditë pasi u pa i fshehur në shkurre, i armatosur me pushkë, në fushën e golfit të ish-presidentit në Florida.

Ai ka të ngjarë të përballet me akuza të tjera, por kjo akuzë e parë (për posedim të një arme zjarri nga një kriminel i dënuar dhe posedim i një arme zjarri me një numër serie të fshirë) u lejon autoriteteve ta mbajnë atë në paraburgim ndërsa hetimi vazhdon. Këto dy akuza mbartin respektivisht 15 dhe 5 vjet dënime.

ryan wesley ruth atentati ndaj donald trump

Sondazh

Poll