Bota

Trump: Retorika e Kamalës dhe Biden po bën që të qëlloj kundër meje

Gjithashtu Trump tha se vrasësi i mundshëm i besonte retorikës së rivalëve të tij politikë.

16 Shtator 2024, 19:41 Nga E. D

Trump: Retorika e Kamalës dhe Biden po bën që të qëlloj

SHBA- Ish-presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump ka fajësuar presidentin Joe Biden dhe zv/presidenten Kamala Harris për ‘retorikën’ e tyre, e cila sipas tij nxiti atentatin e dytë të dështuar ndaj tij. Ish-presidenti foli një ditë pasi një person i armatosur tentoi ta qëllonte në fushën e tij të golfit në Palm Beach, Florida. Gjithashtu Trump tha se vrasësi i mundshëm i besonte retorikës së rivalëve të tij politikë.

“Ai i besoi retorikës së Biden dhe Harris dhe ai veproi sipas saj. Retorika e tyre po bën që të qëlloj kundër meje, kur unë jam ai që do të shpëtoj vendin, dhe ata janë ata që po e shkatërrojnë vendin si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, vazhdoi Trump.

Kandidati presidencial i republikanëve vuri në dukje komentet e Biden dhe Harris duke e akuzuar atë si një kërcënim për demokracinë dhe pretendoi se ata janë njerëz që duan të shkatërrojnë vendin.

donald trump joe biden kamala harris

Sondazh

Poll