Bota

Tërmeti 5.2 ballë godet juglindjen e Rumanisë, lëkundjen ndjehen edhe në tre shtete fqinje

Lëkundjet u ndjenë në pjesë të Rumanisë qendrore dhe lindore, Moldavisë jugperëndimore, Ukrainës jugperëndimore dhe Bullgarisë veriore.

16 Shtator 2024, 18:07 Nga r.ll
Tërmeti 5.2 ballë godet juglindjen e Rumanisë, lëkundjen
foto ilustruese

RUMANI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi rreth orës 5:30 të pasdites së sotme juglindjen e Rumanisë.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte rreth 57 kilometra në lindje të Brasovit dhe thellësia fokale në 137 kilometra. Lëkundjet u ndjenë në pjesë të Rumanisë qendrore dhe lindore, Moldavisë jugperëndimore, Ukrainës jugperëndimore dhe Bullgarisë veriore.

Ende nuk ka patur raportime për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit. Autoritetet rumune mund të mbyllin përkohësisht infrastrukturën e transportit në zonën e tërmetit për të kontrolluar për dëmtime.

termet ne rumani

Sondazh

Poll