16 Shtator 2024, 17:51
Nga r.ll
mbreti philip VI
SPANJË- Mbreti Philip VI i Spanjës mori sot letrat kredenciale të Hosni Abdel Wahed, ambasadorit të parë të shtetit palestinez në Spanjë, pas njohjes së tij nga Madridi në maj. Kreu i shtetit spanjoll priti Hosni Abdel Wahid në Pallatin e Madridit për ceremoninë e prezantimit të letrave kredenciale, sipas imazheve të postuara nga shtëpia mbretërore në Platformën X.
Hosni Abdel Wahed, i cili ka qenë kreu i misionit diplomatik të Palestinës në Spanjë që nga viti 2022 dhe gëzonte një status të ngjashëm me atë të ambasadorit, ndryshoi zyrtarisht gradën diplomatike pasi Madridi njohu shtetin palestinez disa muaj më parë. Më 28 maj, qeveria progresive e Spanjës, si ajo e Irlandës dhe Norvegjisë, njohu Palestinën si shtet.
Që nga fillimi i shtatorit, kryeministri socialist Pedro Sanchez ka njoftuar se samiti i parë dypalësh midis Spanjës dhe Palestinës do të mbahet deri në fund të vitit.
Spanja ka marrë që në fillim të konfliktit në Gaza një pozicion shumë kritik ndaj Izraelit. Duke hyrë në muajin e 12-të, lufta që shpërtheu pasi Hamasi sulmoi Izraelin ka vrarë 1205 njerëz, shumica e tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite, ku përfshihen edhe pengjet që mbaheshin robër.
Nga 251 personat e rrëmbyer gjatë atij sulmi, 97 mbahen ende në Rripin e Gazës, nga të cilët 33 janë të vdekur, tha ushtria. Fushata ushtarake izraelite e hakmarrjes në Rripin e Gazës ka vrarë tashmë 41,226 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë të qeverisë së Hamasit për Gazën, e cila nuk specifikoi numrin e luftëtarëve dhe civilëve të vdekur.
mbreti philip vi
Bota
16 Shtator 2024, 17:25
N.F
James Stavridis
KOSOVË- Ish-komandanti suprem i NATO-s për Europë, James Stavridis ka publikuar së fundmi një shkrim me titullin&n...
Bota
16 Shtator 2024, 17:23
S.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë ndihmë pasi ...
Bota
16 Shtator 2024, 17:13
E. D
pamje nga permbytjet
EUROPË- Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese që kan&e...
Bota
16 Shtator 2024, 17:10
r.ll
autori dhe donald trump
SHBA- Autori i dyshuar për atentatin e djeshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump përballet me akuzën për k...
Bota
16 Shtator 2024, 17:11
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë të hënën se Teherani nuk do të heqë dorë kurr...
Bota
16 Shtator 2024, 16:45
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Greqi, ku një punonjës ka përdhunuar një kliente. Mëso...
Bota
16 Shtator 2024, 16:16
E. D
Ryan Wesley Routh
SHBA- Ryan Wesley Routh është identifikuar nga mediat amerikane si i dyshuar pas atentatit të dukshëm ndaj kandidat...
Bota
16 Shtator 2024, 16:33
N.F
Trump dhe Harris
SHBA- Sjellja kërcënuese e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendit aleat, Izraelit, është një ndër...
Bota
16 Shtator 2024, 16:24
S.B
Ryan Wesley Routh
SHBA- Djali i Ryan Wesley Routh, i dyshuari për atentatin e mundshëm pranë klubit të golfit të Donald Trump...
Bota
16 Shtator 2024, 16:17
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ish Presidenti Donald Trump është i sigurt pas asaj që zyrtarët thonë se ishte atentati i dytë, i pasuk...