Përmbytja masive në Europë, fshatra e qytete të zhytura nën ujë, shkon në 16 numri i viktimave (VIDEO)
Stuhia “Boris” ka shkaktuar dëme të mëdha në Republikën Çeke, Poloni, Austri, Rumani si edhe në Sllovaki.
16 Shtator 2024, 17:13Nga E. D
pamje nga permbytjet
EUROPË- Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese që kanë goditur Evropën Qendrore ditët e fundit, ndërsa qindra banorë janë zhvendosur. Stuhia “Boris” ka shkaktuar dëme të mëdha në Republikën Çeke, Poloni, Austri, Rumani si edhe në Sllovaki.
Në Sllovaki lumi Danub shkaktoi përmbytje në Bratislavë, ku sipas mediave lokale niveli i ujit kaloi 9 metra. Gjithashtu përmbytje të mëdha janë raportuar edhe në Republikën Çeke.
Intensiteti i ujërave fshin gjithçka në rrugën e tij, duke e vështirësuar jashtëzakonisht punën e shpëtimtarëve. Siç tha Miroslav Cerny, një shpëtimtar pjesëmarrës në operacione "Ne po evakuojmë njerëzit që dështuan ose refuzuan të evakuojnë shtëpitë e tyre para ardhjes së përmbytjes së madhe".
Në Rumaninë lindore, fshatrat dhe qytetet u zhytën në ujë. Mijëra njerëz janë evakuuar në Poloni, duke përfshirë stafin dhe pacientët e një spitali në qytetin e Nysa. Rrugët janë bllokuar dhe shërbimet e trenave po ashtu janë ndërprerë në shumë pjesë të vendit. Nga mesi i javës, moti në Evropën Qendrore pritet të përmirësohet megjithëse dëmet e përmbytjeve mund të duhen kohë për t’u përmirësuar.