Bota

Shpërthim në qendër të Këlnit në Gjermani, dëmtohen disa ndërtesa

Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut, një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante, është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

16 Shtator 2024, 10:05 Nga M.B
Shpërthim në qendër të Këlnit në Gjermani,
Foto ilustruese

GJERMANI- Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln. Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut, një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante, është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit. Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë. Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit./ REL

gjermani

Sondazh

Poll