Bota

Atentat i dytë ndaj Trump, Elon Musk: Askush nuk po tenton të vrasë Joe Biden apo Kamala Harris

Musk ka habitur audiencën duke u shprehur se askush nuk po tenton të vrasë Joe Biden apo Kamala Harris.

16 Shtator 2024, 09:44 Nga M.B
Atentat i dytë ndaj Trump, Elon Musk:  Askush nuk po tenton të
Kamala Harris, Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- CEO i Tesla-s, Elon Musk ka reaguar në lidhje me atentatin e dytë të dështuar ndaj Donald Trump. Musk ka habitur audiencën duke u shprehur se askush nuk po tenton të vrasë Joe Biden apo Kamala Harris.

Ai iu përgjigj gjithashtu një postimi nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili shkroi ndër të tjera se lideri, (duke nënkuptuar Trump), në historinë amerikane ka duruar më shumë sulme dhe ka mbetur kaq i fortë dhe elastik.

“Kelly dhe unë po largohemi nga Mar-a-Lago, ku sapo kaluam disa orë me Presidentin Trump dhe po falënderojmë Zotin që e mbrojti atë sot edhe një herë. Jo. Lideri në historinë amerikane ka duruar më shumë sulme dhe ka mbetur kaq i fortë dhe elastik", shroi Johnson. Ndërsa kësaj Musk iu përgjigj shkurt: “Vërtet”.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte shënjestër e, mesa duket, një përpjekjeje për ta vrarë, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Incidenti ndodhi pranë një prej klubeve të tij të golfit në Florida, vetëm nëntë javë pasi Trump, kandidat i Partisë Republikane për president, i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim parazgjedhor në Pensilvani. 

shba

Sondazh

Poll