Bota

DETAJE/ Trump po luante golf kur ndodhi incidenti, agjentët e Shërbimit Sekret hapën zjarr kur panë personin e armatosur pranë klubit

Personi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, por më vonë u arrestua në një qark aty pranë, thanë zyrtarët.

15 Shtator 2024, 22:39 Nga r.ll
DETAJE/ Trump po luante golf kur ndodhi incidenti, agjentët e
vedngjarja

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pas të shtënave në afërsi të tij të dielën në Florida, thanë nga ekipi i fushatës së tij dhe Shërbimi Sekret amerikan. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të shtënat e raportuara kishin në shënjestër kandidatin republikan për president. Shërbimi Sekret amerikan tha se ishte duke hetuar dhe se incidenti ndodhi pak para orës 14:00, sipas kohës lokale.

"Ish-presidenti është i sigurt", tha Shërbimi Sekret.

Agjencia e lajmeve, Associated Press raporton, duke cituar dy zyrtarë anonimë të sigurisë, se agjentët e Shërbimit Sekret amerikan kanë hapur zjarr pasi kanë parë një person të armatosur pranë klubit të golfit të Trumpit. Ish-presidenti amerikan kishte qenë duke luajtur golf të dielën, kur ndodhi incidenti.

Personi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, por më vonë u arrestua në një qark aty pranë, thanë zyrtarët. Në një postim në rrjetet sociale të zyrës së policisë në qarkun Martin, la të kuptohet se një i dyshuar është arrestuar rreth 70 kilometra në veri të klubit të golfit të Trumpit.

Një pushkë e stilit AK u gjet në vendin afër klubit të golfit të trupit, sipas zyrtarëve. Klubi i golfit ishte pjesërisht i mbyllur në kohën kur Trump po luante dhe agjentët ishin afër tij kur e panë personin e armatosur me armë zjarri, thanë zyrtarët. I dyshuari dukej se kishte futur grykën e pushkës përmes vijës së gardhit në momentin kur agjentët hapën zjarr, thanë zyrtarët, raporton AP.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden, dhe nënpresidentja Kamala Harris - njëherësh kandidatja e demokratëve për presidente - janë informuar për incidentin. Shtëpia e Bardhë shtoi se të dy kanë shprehur lehtësim pasi kanë mësuar se Trump është mirë.

Dy muaj më parë, Trump ishte cak i një atentati teksa po merrte pjesë në një tubim zgjedhor në Pensilvani dhe një plumb e plagosi lehtë në vesh. Ish-presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të SHBA-së, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh në Utah. Masat e sigurisë për kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit janë shtuar pas atentatit ndaj tij në korrik./REL

donald trump te shtena ne shba

Sondazh

Poll