Art&Argëtim

“Me apo pa unazë, ky vit do më gjejë nënë”, Era Rusi e ‘joshur’ nga ndjesia e mëmësisë, mezi pret të ketë në

16 Dhjetor 2019, 18:29 Nga DOSJA
“Me apo pa unazë, ky vit do më gjejë nënë”,

TIRANË- Këngëtarja e njohur Era Rusi, ka folur për këngën e saj më të re në bashkëpunim me Ylli Bakën, dedikuar tërmetit tragjik të mëngjesit të 26 Nëntorit.

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja zbuloi se çfarë pret nga viti 2020 e një urim që ia bëri disa herë vetes gjatë intervistës është fakti që Era dëshiron të bëhet nënë.

Era Rusi pranoi se ka shumë dëshirë të sjellë në jetë një fëmijë, duke theksuar se nuk do e kishte aspak problem edhe nëse do të ishte një nënë “single”, për të mjaftonte të kishte në krah një ëngjëll të vogël.

“Mendoj që në 2020-n, me unazë apo pa unazë, do doja të kisha një fëmijë… tani kanë ecur aq shumë kohët, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që të kem një unazë për të patur një fëmijë…”, u shpreh Era Rusi. 

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz era rusi kengetarja deshiron te behet nene era rusi kengetarja deshiron te behet nene

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Dhjetor 2019, 15:20

SHBA- Në familjen e këngëtares së njohur Bleona Qereti sot ka festë, pasi vëllai i saj i vetëm, Bledari, po i jep fund beqarisë.Në llogarinë e saj në Instagram,...