Bota

Të shtënat pranë klubit të golfit të Trump/ Arrestohet një person i dyshuar, çfarë u gjet pranë vendit të ngjarjes, autoritetet nisin hetimet

Shërbimi Sekret e largoi Trump nga vendngjarja menjëherë pas të shtënave.

15 Shtator 2024, 21:37 Nga r.ll
Të shtënat pranë klubit të golfit të Trump/ Arrestohet
donald trump

SHBA- Të shtënat me armë zjarri pranë klubit të golfit të golfit të Donald Trump ku ishte dhe ai vetë, ka alarmuar sërish autoritetet amerikane. Shërbimi Sekret e largoi Trump nga vendngjarja menjëherë pas të shtënave, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen. 

Djali i tij, Donald Trump JR në një postim në "X" shkruan se një person është arrestuar për ngjarjen dhe se një armë zjarri "AK-47" është gjetur në shkurre. 

"Përsëri njerëz! Të shtëna në fushën e golfit Trump në West Palm Beach, Florida. Një AK-47 u zbulua në shkurre, sipas forcave lokale të ligjit. Fushata e Trump ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se ish-presidenti Trump është i sigurt. Mësohet se një i dyshuar është arrestuar.", shkruan ai. 

donald trump te shtena ne shba

Sondazh

Poll