Bota

Trump u largua nga Shërbimi Sekret menjëherë pas të shtënave, reagon Shtëpia e Bardhë: Ndihemi të lehtësuar

Shërbimi Sekret ka thënë gjithashtu se Trump është i sigurt dhe se agjencia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

15 Shtator 2024, 21:23 Nga r.ll
Trump u largua nga Shërbimi Sekret menjëherë pas të
donald trump

SHBA- Të shtëna me armë zjarri pranë klubit të tij të golfit në kanë ngritur sërish alarmin për sigurinë e ish-presidentit Donald Trump. Ky i fundit është larguar menjëherë i sguruar nga Shërbimi Sekret pas raportimeve të të shtëna me armë pranë fushës së tij të golfit në West Palm Beach, Florida, shkruan Sky News. Shërbimi Sekret ka thënë gjithashtu se Trump është i sigurt dhe se agjencia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

"Shërbimi Sekret, në bashkëpunim me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach, po heton një incident mbrojtës që përfshin ish-presidentin Donald Trump që ndodhi pak para orës 14:00", thuhet në deklaratë.

Fushata e Trump lëshoi e para një deklaratë ku tha se kandidati presidencial republikan është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Më herët gjithashtu u raportua se dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit të Trump dhe se të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër ish-presidentin.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, ku shprehen se janë të lehtësuar, pasi mësuan që Donald Trump është i sigurt.

“Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur golf. Ata janë të lehtësuar kur e dinë se ai është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre.”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

donald trump shtepia e bardhe

Sondazh

Poll