Bota

Historia tronditëse e Gisele Pelicot/ U drogua nga bashkëshorti dhe u përdhunua 80 burra gjatë një dekade, protesta në mbështetje të 72-vjeçares në Francë

Organizatat feministe bënë thirrje për rreth 30 mitingje në qytete nga Marseja në Paris, ku pankartat në Place de la Republique (Sheshi i Republikës) shkruanin "Ne mbështesim Giselle" ose "Turpi duhet të ndryshojë kampet" ose "Viktimat, ne ju besojmë".

14 Shtator 2024, 22:43 Nga N.F
Historia tronditëse e Gisele Pelicot/ U drogua nga bashkëshorti dhe u
Marshimi

FRANCË- Qindra njerëz, kryesisht gra, dolën sot në rrugë në të gjithë Francën për të treguar mbështetjen e tyre për Gisele Pélicot, gruaja e cila u përdhunua nga 80 burra pasi, bashkëshorti i saj e drogoi. Bashkëshort i saj është në gjyq pasi akuzohet për drogimin e saj dhe se ka ftuar dhjetëra të huaj për ta përdhunuar ate gjatë një dekade. Ky rast ka shkaktuar tronditje kombëtare.

Organizatat feministe bënë thirrje për rreth 30 mitingje në qytete nga Marseja në Paris, ku pankartat në Place de la Republique (Sheshi i Republikës) shkruanin "Ne mbështesim Giselle" ose "Turpi duhet të ndryshojë kampet" ose "Viktimat, ne ju besojmë".

Ndërsa historia e saj e pabesueshme ka tronditur të gjithë Francën që nga fillimi i gjyqit në fillim të këtij muaji, Pelico, tani 72 vjeç, është bërë një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë në luftën kundër dhunës seksuale. Giselle Pelico vendosi të dalë në gjyq - që pritet të zgjasë deri në dhjetor - për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për abuzimin seksual dhe përdhunimin e shkaktuar nga droga, kanë thënë avokatët e saj.

Rreth 250 persona, sipas të dhënave nga policia e Brukselit, janë mbledhur në mesditë në kryeqytetin belg për të mbështetur Giselle Pelico. Siç raporton rrjeti televiziv belg, rtl, demonstrata është organizuar nga themeluesi i lëvizjes “Balance ton bar”.

Dominique Pelico, tashmë ish-bashkëshorti i Giselle, akuzohet se e ka droguar për një dekadë dhe ka ftuar dhjetëra burra për ta përdhunuar. 50 burra të moshës nga 26 deri në 74 vjeç janë në gjyq me të dhe nëse shpallen fajtorë mund të përballen me 20 vjet burg. 18 nga të pandehurit, mes tyre edhe Peliko, janë në paraburgim. 32 të tjerët janë në lirim me kusht dhe njëri po gjykohet në mungesë.

gisele pelicot franc drogim perdhunim

Sondazh

Poll