14 Shtator 2024, 18:11
Nga N.F
Foto ilustruese
RUSI- Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa të dyja palët raportohet se kanë realizuar edhe një këmbim të ushtarëve të burgosur. Guvernatori rajonal i Donjeckut, Vadym Filashkin, tha më 14 shtator se katër civilë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur, pasi Rusia kreu më shumë se 20 sulme, duke detyruar më shumë se 900 banorë që të evakuohen.
Forcat ruse kanë vazhduar përparimin e tyre drejt Pokrovskut, një qendër e rëndësishme logjistike dhe e furnizimeve për trupat ukrainase, që gjendet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës. Ushtria ukrainase ka raportuar për mbi 130 beteja, shumica në drejtim të Pokrovskut, apo afër qytetit Kurkove.
Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se ka marrë nën kontroll fshatin Zhelane Pershe, vetëm 20 kilometra larg qytetit Kurkove. Rusia po ashtu ka kryer sulme me dronë dhe ukraina tha se ka rrëzuar mbi 70 dronë rusë.
Luftimet në Ukrainë vijnë në kohën kur Rusia po tenton të dëbojë forcat e Kievit nga territori i saj. Ukraina ka marrë nën kontroll më shumë se 1.300 kilometra katrorë në rajonin rus të Kurskut, pasi nisi ofensivën atje në gusht. Më 14 shtator, Rusia dhe Ukraina po ashtu kanë këmbyer nga 103 ushtarë të burgosur. Ky është këmbimi i tretë i të burgosurve, që kur Ukraina nisi ofensivën në Rusi./ REL
lufta ukraine-rusi kembim i te burgosurve
Bota
14 Shtator 2024, 17:37
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një akt dhune është regjistruar ditën e djeshme në një spital në Pescara në Itali,...
Bota
14 Shtator 2024, 17:30
N.F
Foto ilustruese
MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se qeveria e re, i cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe fren...
Bota
14 Shtator 2024, 17:01
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- "Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak sa nuk shkaktuan një bllokad&eu...
Bota
14 Shtator 2024, 16:39
N.F
Manuel Sarrazin
KOSOVË- Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë një analizë të...
Bota
14 Shtator 2024, 16:10
N.F
Donika Gërvalla
KOSOVË- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla së fundmi ka reaguar në lidhje me masat e lajmëruara ...
Bota
14 Shtator 2024, 15:52
S.B
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Joe Biden u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë të premten për...
Bota
14 Shtator 2024, 15:47
S.B
Meghan Markle
SHBA- Meghan Markle është quajtur “Dukesha e vështirë” nga stafi i saj mes pretendimeve se ajo 'tmerron'...
Bota
14 Shtator 2024, 15:29
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për muaj të tërë po u lutet Shteteve të Bashkuara dhe Brita...
Bota
14 Shtator 2024, 15:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Inflacioni është ulur dhe një recesion nuk ka gjasa. Çfarë shkoi mirë? Disa vite më par&e...
Bota
14 Shtator 2024, 15:05
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pas mbylljes së disa institucioneve që funksiononin nën sistemin e Serbisë në veri të Kosovë...