Bota

Kaos dhe dhunë në një spital në Itali/ 40 persona thyejnë gjithçka që u del para pasi i afërmi i tyre ndërroi jetë, u desh ndërhyrja e policisë për të vënë situatën nën kontroll

Sipas mediave italiane, situata doli jashtë kontrolli, ku u thyen dyer dhe mjetet spitalore u hodhën në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg. Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një 60-vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.

14 Shtator 2024, 17:37 Nga N.F
Kaos dhe dhunë në një spital në Itali/ 40 persona
Foto ilustruese

ITALI- Një akt dhune është regjistruar ditën e djeshme në një spital në Pescara në Itali, ku 40 persona, burra dhe gra me origjinë rome hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara. Ky veprim i tyre ka ardhur pas vdekje së një të afërmi të tyre i cili ishte shtruar në këtë spital.

Sipas mediave italiane, situata doli jashtë kontrolli, ku u thyen dyer dhe mjetet spitalore u hodhën në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg. Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një 60-vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.

“Dënoj fuqishëm aktin e dhunës së ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara,” deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s Vero Michitelli.

itali spital dhune

Sondazh

Poll