Bota

Masat e presidentit serb, reagon Gërvalla: Synimi është mbajtja gjallë e tensioneve në rajon! Ndërkombëtarët të dënojnë qasjen armiqësore të Vuçiç ndaj Kosovës

Gërvalla u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Vuçiç duke iu referuar konferencës së djeshme të tij.

14 Shtator 2024, 16:10 Nga N.F
Masat e presidentit serb, reagon Gërvalla: Synimi është mbajtja
Donika Gërvalla

KOSOVË- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla së fundmi ka reaguar në lidhje me masat e lajmëruara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Gërvalla u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Vuçiç duke iu referuar konferencës së djeshme të tij.

Sipas saj, synimi i Vuçiç është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon dhe pengimi i proceseve integruese.


“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të te gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.


Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacënueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më pare”, ka shkruar ajo.

donika gërvalla kosova serbia vucic

Sondazh

Poll