Art&Argëtim

Meriton Mjekiqi përfshihet në një aksident të rëndë automobilistik, dërgohet me urgjencë në spital (Detaje)

Bëhet me dije se moderatori po udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës në autostradën që të çon për në Prishtinë.

14 Shtator 2024, 11:31 Nga S.B
Meriton Mjekiqi përfshihet në një aksident të
Meriton Mjekiqi

KOSOVË- Moderatori Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se moderatori po udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës në autostradën që të çon për në Prishtinë.

Teksa ishte në ecje me automjetin e tij, njëra nga gomat ka plasur ku për pasojë Mjekiqi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke përfunduar jashtë rrugës në një fushë. Mësohet se moderatori ka mbetur i bllokuar brenda automjetit prej rreth një ore duke e patur të pamundur të dalë.

Me ndihmën e ekipit të shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e Mjekiqit nga automjeti dhe transportimi me urgjencë drejt spitalit. Moderatori ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

meriton mjekiqi

Sondazh

Poll