Art&Argëtim

"Ti nuk do të bëhesh kurrë e famshme”/ Ish-shokët e klasës e tallën në Facebook, ja si reagon Lady Gaga sot

Gaga ka fituar 13 çmime Grammy, dy çmime Golden Globe, 18 MTV Video Music Awards, një çmim Oscar, një çmim BAFTA dhe tre çmime BRIT.

13 Shtator 2024, 15:42 Nga S.B
"Ti nuk do të bëhesh kurrë e famshme”/ Ish-shokët
Lady Gaga

SHBA- Fituesja e Grammy-t Lady Gaga, vuri në pah momentet më të vështira të jetës teksa studionte në Universitetin e Nju Jorkut. Një postim i një fansi në TikTok shfaqi foton e një grupi në Facebook të krijuar nga ish-shokët e klasës së Gagas me titullin, "Stefani Germanotta, ti nuk do të bëhesh kurrë e famshme”.

Postimi në TikTok shfaqi dy foto - një pamje të grupit në Facebook dhe një foto të këngëtares ku listohen dhjetra çmimet që ajo ka marrë në karrierën e saj.

"Ti nuk do të bëhesh kurrë e famshme”/ Ish-shokët

"Disa njerëz me të cilët shkova në kolegj bënë këtë pas shpinës sime” komentoi Gaga. "Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të dorëzoheni kur njerëzit dyshojnë për ju ose ju poshtërojnë - duhet të vazhdoni."

"Ti nuk do të bëhesh kurrë e famshme”/ Ish-shokët

Gaga ka fituar 13 çmime Grammy, dy çmime Golden Globe, 18 MTV Video Music Awards, një çmim Oscar, një çmim BAFTA dhe tre çmime BRIT. Gaga aktualisht është duke promovuar rolin e saj kryesor si Harleen "Lee" Quinzel, e njohur ndryshe si Harley Quinn në "Joker: Folie à Deux”.

Linku i videos. 

lady gaga

Sondazh

Poll