Art&Argëtim

VIDEO/ Katy Perry publikon këngën e re "I'm His, He's Mine", shfaqet krah një mashkulli misterioz

143 do të publikohet i plotë më 20 shtator.

13 Shtator 2024, 17:08 Nga S.B
VIDEO/ Katy Perry publikon këngën e re "I'm His, He's
Katy Perry

SHBA- Këngëtarja Katy Perry ka publikuar pak minuta më parë videoklipin e këngës së saj më të fundit. Këngëtarja 39-vjeçare këndon "I'm His, He's Mine" në bashkëpunim me Doechii.

Në video, Katy shfaqet krah një mashkulli misterioz mes shumë aventurash. Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të Katy-t, 143. Katy dhe Doechii, 26 vjeç, debutuan për herë të parë këngën gjatë MTV VMA 2024 në fillim të kësaj jave, ku Katy u nderua me çmimin prestigjioz Michael Jackson Video Vanguard Award.

143 do të publikohet i plotë më 20 shtator.

katy perry

Sondazh

Poll