13 Shtator 2024, 20:58
Nga M.B
Të përfshirët
KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11 vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushurirës së saj 35 vjeçar, baba i një fëmije.
E mitura tregon se në muajin Gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e sajë, konkretisht bashkëshorten e 35 vjeçarit Elton Sina.
Kohë më parë 35 vjeçari kishte komunikuar me vajzën në instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë konkretisht që kur ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.
E mitura tregon për Piranjat se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes.
Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi 35 vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë teksa e mitura flinte. Familjarët e vajzës së mitur tregojnë që sapo janë vënë në dijeni të situatës babai ka marrë më telefon dhëndrin e familjes, 35 vjeçarin abuzues. Si kundërpërgjigje abuzuesi i dërgon një sms teksa i kërkon falje për të gjitha gjestet që kishte kryer, duke pranuar në një farë mënyre gjithka kishte kryer me vajzën e mitur.
Babai i të miturëa tregon që i është drejtuar menjëherë policisë italiane për të bërë një kallëzim, por si përgjigje i është thënë se kallëzimi duhet të kryhet edhe në Shqipëri pasi ngjarja ka ndodhur atje.
Familjarët e të miturës, kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen komisariatit të Kavajës ku kryejnë kallëzimin, OPGJ i komisariatit pasi ka marrë kallëzimin ka thënë se për ekspertizën mjekoligjore të vajzës dhe procedura të tjera do telefonoheshin shumë shpejt nga vetë ai për ta sjellë vajzën në Shqipëri.
Por nga muji Tetor i vitit 2023 familja e të miturës nuk kanë marrë asnjë fletëthirrje dhe për më tepër asnjë telefonatë.
Në kohën kur procedurat gjyqësore kishin nisur në Itali, familjes i mbërrinë një vendim nga gjykata e qytetit Bolognia që çështja është mbyllur për arsye se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht që e mitura dhe abuzuesi janë të dy persona me nënshtetësi Italiane.
Po policia e Kavajës?
Nëna e të miturës, babai, dhe motra e të miturës tregojnë që nuk kanë marrë asnjë reagim dhe asnjë përgjigje nga drejtësia Shqiptare pavarësisht që i është vënë në dispozicion çdo foto e bisedës mes 35 vjeçarit dhe të miturës, teksa ai i shkruante se do shkonte ta takon dhe në momentin e takimin vajza duhej të vishte të brendshmet që i pëlqenin atij./ Piranjat
emisioni piranjat
Aktualitet
13 Shtator 2024, 20:16
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTRA- Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, arkeologët nisën t&...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 17:48
M.B
Arrestimi
GJIROKASTËR- Pas arrestimit të shefit të operacionales në Gjirokastër, Agim Fejzo, si pjesë e një grupi k...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 17:42
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi në automjetet që drejtonin...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 17:25
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTRA- Shefi i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, Agim Fejzo, është lën&...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 16:54
M.B
Autori i dyshuar
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar burg pa afat për Altin Kukën dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Emaurisio dhe bashk...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 16:36
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Mehmet Canaj dhe Klaudio Osmani janë arrestuar pasi dyshohet se po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e ...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 16:00
I.A
Artur Zotka
BERAT- Vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotka është arrestuar ditën e sotme nga Policia....
Aktualitet
13 Shtator 2024, 15:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri është shitur mish pule i infektuar me salmonel&eu...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 15:33
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Nje 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane. Mësohet se shqiptari ësht&eum...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 15:17
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 34 muaj burg në Angli, pasi u kap duke punuar në një fermë kana...