Bota

E rëndë në Bullgari, rrëzohet avioni, humbin jetën dy pilotë

Konkretisht ngjarja e rëndë ndodhi në bazën ajrore Graf Ignatievo, Bullgari.

13 Shtator 2024, 16:59 Nga E. D
E rëndë në Bullgari, rrëzohet avioni, humbin jetën dy
pamje nga vendngjarja

BULLGARI- Një avion ushtarak është rrëzuar gjatë stërvitjes, ku si pasojë humbën jetën dy pilotë. Konkretisht ngjarja e rëndë ndodhi në bazën ajrore Graf Ignatievo, Bullgari.

Gjithashtu po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Rrëzimi ndodhi disa orë pasi Presidenti Rumen Radev mori pjesë në një fluturim demonstrues me një avion luftarak F-16 në të njëjtën bazë ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA.

Shfaqja ajrore e anuluar ishte menduar të mbahej me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO dhe 35 vjetorit të futjes së MiG-29 në forcat ajrore bullgare.

bullgari

Sondazh

Poll