Bota

Rusia nis kundërofensivën në Kursk: Kemi rimarrë dhjetra fshatra

Rusia ka nisur një kundërofensivë në rajonin perëndimor rus Kursk – sipas presidentit ukrainas Selenskyj ky ishte një reagim që pritej.

13 Shtator 2024, 15:35 Nga M.B
Rusia nis kundërofensivën në Kursk: Kemi rimarrë dhjetra
Foto ilustruese

RUSIA- Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë Kursk, sipas të dhënave që përputhen nga të dyja palët e konfliktit ka nisur kundërofensiva për rimarrjen e territoreve nën kontrollin e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes në shërbimin online Telegram deklaroi, se ushtarët brenda dy ditëve ia kanë dalë të rimarrin dhjetë fshatra. Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon.

Selenskyj: Po zvarritet ndihma perëndimore

Ofensiva ukrainase nisi në fillim të gushtit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Selenskyj konfirmoi kundërofensivën, Në sfondin e gjendjes ushtarake ai akuzoi aleatët perëndimorë, se po e zvarrisin mbështetjen për vendin e tij.

Ushtria ukrainase më 6 gusht nisi një ofensivë ushtarake në rajonin kufitar rus Kursk. Qysh atëherë, sipas të dhënave të saj u vunën nën kontroll 100 fshatra ruse dhe gati 1.300 km katror territor. Depërtimi ukrainas në territorin rus ishte i pari veprim i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022./ DW

rusia

Sondazh

Poll