Bota

Biden dhe Starmer takohen sot në Shtëpinë e Bardhë, diskutimi kryesor për Ukrainën

Bideni dhe Starmeri do të diskutojnë nëse do t’i lejohet Ukrainës përdorimi i raketave të Perëndimit për të goditur thellë në territorin rus.

13 Shtator 2024, 15:44 Nga DOSJA
Biden dhe Starmer takohen sot në Shtëpinë e Bardhë,
 Keir Starmer dhe Joe Biden

BRITANI E MADHE- Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeminstri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë. Tema kryesore që Liderët e dy shteteve më të fuqishme të Perëndimit do diskutojnë do të jetë Ukraina. Bideni dhe Starmeri do të diskutojnë nëse do t’i lejohet Ukrainës përdorimi i raketave të Perëndimit për të goditur thellë në territorin rus.

Raportet thonë se Starmeri do t’i kërkojë Bidenit t’i japë bekimin Ukrainës për përdorimin e raketave “Storm Shadow”, që prodhohen nga Britania e Madhe dhe Franca, edhe në sulmet brenda territorin rus. Raketat “Storm Shadow” kanë rreze prej më shumë se 250 kilometra dhe teorikisht mund të godasin brenda Rusisë.

 keir starmer joe biden

Sondazh

Poll