Bota

"Vënia e hixhabit në vende publike e private do të kontrollohet me dron", OKB akuzon Iranin për shtypjen e të drejtave të grave

Dy vjet pas fillimit të lëvizjes "Gratë, Jeta, Liria" qeveria iraniane ka rritur përpjekjet për të shtypur të drejtat themelore të grave dhe vajzave dhe për të mbytur iniciativat më të fundit të aktivizmit të grave, paralajmëroi Misioni i pavarur ndërkombëtar Investigativ Irani në deklaratën e tij.

13 Shtator 2024, 14:06 Nga r.ll
"Vënia e hixhabit në vende publike e private do të
foto ilustruese

SHBA- Ekspertët e Kombeve të Bashkuara akuzuan sot Iranin për përshkallëzimin e shtypjes ndaj grave, dy vjet pasi shpërthyen protestat pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, e cila u arrestua për shkelje të kodit të veshjes. Dy vjet pas fillimit të lëvizjes "Gratë, Jeta, Liria" qeveria iraniane ka rritur përpjekjet për të shtypur të drejtat themelore të grave dhe vajzave dhe për të mbytur iniciativat më të fundit të aktivizmit të grave, paralajmëroi Misioni i pavarur ndërkombëtar Investigativ Irani në deklaratën e tij.

Që nga prilli i kaluar, autoritetet kanë rritur masat dhe politikat represive përmes të ashtuquajturit projekti 'Noor', duke inkurajuar, sanksionuar dhe miratuar shkeljet e të drejtave të njeriut kundër grave dhe vajzave që sfidojnë mbajtjen e detyrueshme të hixhabit, sipas me ekspertëve të cilët nuk flasin në emër të OKB. Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mandatoi këtë panel për të kryer një hetim - në të cilin autoritetet iraniane kanë refuzuar të marrin pjesë - pas protestave masive që kanë tronditur Iranin që nga shtatori 2022 pas vdekjes së gruas kurde 22-vjeçare Mahsa Amin arrestuar nga policia morale për mosmbajtje të hixhabit siç duhet .

Disa qindra njerëz, përfshirë anëtarë të forcave të rendit, janë vrarë gjatë lëvizjes së protestës dhe mijëra të tjerë janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, të cilat autoritetet i përshkruan si "trazira" të orkestruara nga vendet perëndimore.

Dy vjet më vonë, forcat e rendit dhe të fajit "kanë intensifikuar modelet ekzistuese të dhunës fizike, kryesisht duke rrahur, shkelmuar dhe goditur me shuplakë gra dhe vajza që perceptoheshin se nuk respektonin ligjet dhe rregulloret përkatëse në lidhje me mbajtjen e detyrueshme të hixhabit", sipas ekspertëve të OKB-së.

Sipas tyre, autoritetet kanë forcuar kontrollin e respektimit të përdorimit të detyrueshëm të hixhabit në vende publike dhe private, nëpërmjet monitorimit të shtuar, qoftë edhe me dron.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se një projekt-ligj i ashtuquajtur "hixhabi dhe dëlirësia", i cili parashikon dënime më të ashpra, do të miratohet nga Këshilli i Gardës dhe shpreh shqetësimin e thellë për një "prirje të re": dënimin me vdekje për gratë aktiviste të dënuara për shkelje të lidhura me për sigurinë kombëtare.

"Gjatë dy viteve të fundit, dënimi me vdekje dhe dispozita të tjera të kodit penal kombëtar, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë kombëtare, janë përdorur për të terrorizuar gratë iraniane dhe për t'i dekurajuar ato të protestojnë dhe të shprehen lirshëm," thanë ekspertët në një deklaratë. .

iran okb

Sondazh

Poll