Politike

Protesta para bashkisë/ Teliti: Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca! Qytetarët duan drejtësi, menaxhim të drejtë dhe paratë të mos vidhen

Ai theksoi se sot qytetrët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë. Teliti më tej tha se qytetarët paguajnë taksat e arsimin dhe nuk ka arsim. Sipas tij Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.

13 Shtator 2024, 11:39 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Teliti: Ta harrojnë që ne do të
Foto ilustruese

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radhës të organizuar par bashkisë së Tiranës. Teliti gjithashtu mbajti fjalën e tij ndërsa u shpreh se nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës.

Ai theksoi se sot qytetrët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë. Teliti më tej tha se qytetarët paguajnë taksat e arsimin dhe nuk ka arsim. Sipas tij Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.


"Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.

Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetar e dhjetra milionë euro me kontrata pa garë.

Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave," tha Teliti.

protesta para bashkise dorian teliti

Sondazh

Poll