Art&Argëtim

"Synon t'i marrë gjithçka"/ Chiara Ferragni "merr hak" ndaj Fedez, i kërkon 20 mijë euro çdo muaj

Influencuesja dhe blogerja e modës italiane nuk i lë shumë liri Fedez-it pasi është pothuajse e sigurt që ajo do të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre.

13 Shtator 2024, 10:52 Nga S.B
"Synon t'i marrë gjithçka"/ Chiara Ferragni
Fedez dhe Chiara

ITALI- Ndarja e çiftit Chiara Ferragni dhe Fedez është tashmë përfundimtare dhe çdo detaj tregon se nuk po zhvillohet në një atmosferë miqësore. Influencuesja dhe blogerja e modës italiane nuk i lë shumë liri Fedez-it pasi është pothuajse e sigurt që ajo do të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre.

Në të njëjtën kohë, mediat italiane bëjnë të qartë se Chiara synon t'i "marrë gjithçka" duke i kërkuar atij një shumë të tepruar parash çdo muaj. Fedez duhej të mbulonte shkollimin e fëmijëve në shkollën private, si dhe shpenzimet e tyre mjekësore, por ditët e fundit ai është përballur me diçka të re.

Raportet citojnë një burim të thotë: Ish-çifti u takuan në zyrën e avokatit. Fedez ishte i pranishëm me ndihmësin dhe avokatin e tij, ndërsa Ferragni shoqërohej nga e ëma. Marrëdhëniet mes tyre ishin jashtëzakonisht të ftohta, aq sa Fedez nuk e përshëndeti as ish-vjehrrën.

Në të njëjtat tekste bëhet e ditur se Ferragni i ka kërkuar ish-bashkëshortit 20 mijë euro në muaj. Megjithatë, ekipi ligjor i reperit e refuzoi kërkesën e saj. 

“Sapo u ul, Chiara Ferragni shpjegoi se donte 20,000 euro në muaj, por avokatët e Federico-s e kundërshtuan menjëherë shumën, duke përsëritur se ai tashmë ka paguar faturat mjekësore të fëmijëve të tyre dhe tarifat e shkollës."

Thuhet se avokatët e Fedez kanë propozuar shumën prej 5 deri në 6 mijë euro. Nuk dihet ende nëse më në fund kanë arritur një marrëveshje.

chiara ferragni fedez

Sondazh

Poll