Bota

Tragjedia në ujërat e Tunizisë, gjenden trupat e pesë personave, mes tyre edhe një fëmijë

Megjithatë autoritetet po hetojnë nëse ishte tentativë emigrimi apo trafikim njerëzish.

12 Shtator 2024, 18:37 Nga E. D
Tragjedia në ujërat e Tunizisë, gjenden trupat e pesë
fotot ilustruese

TUNIZI- Trupat e pesë grave nga Afrika Sub-Sahariane dhe një foshnje janë gjetur në një plazh pranë Monastirit Tunizi. Siç raportohet trupat e emigrantëve janë gjetur  të mërkurën. Gjithashtu zëdhënësi i Prokurorisë së Manastirit, Farid Jah, ka thënë se një autopsi përcaktoi se pesë gratë dhe foshnja vdiqën nga mbytja javën e kaluar. Ai shtoi se foshnja ishte midis një dhe dy vjeç. Megjithatë autoritetet po hetojnë nëse ishte tentativë emigrimi apo trafikim njerëzish.

Tunizia dhe Libia janë dy pikat kryesore të nisjes për migrantët nga Afrika Sub-Sahariane, të cilët kalojnë nëpër Mesdheun e rrezikshëm me shpresën për të arritur në Evropë. Çdo vit, dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej tyre duke u përpjekur t'i shpëtojnë varfërisë dhe luftërave, përpiqen të arrijnë në brigjet italiane vetëm 150 kilometra nga Sfax, qyteti i dytë më i madh i Tunizisë. Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 1,300 njerëz vdiqën ose u zhdukën pas mbytjeve të anijeve në brigjet e Tunizisë, sipas organizatës joqeveritare Forumi Tunizian për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale (FTDES).

emgrante tunizi viktima

Sondazh

Poll