Bota

"Do t’i bllokojmë këta autobusë nëse ata nisen ndonjëherë"! Brukseli kritikon planin e Hungarisë për të transportuar emigrantë të paligjshëm

Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close ka deklaruar se autoritetet belge janë gati të bllokojnë autobusët.

12 Shtator 2024, 17:46 Nga E. D
"Do t’i bllokojmë këta autobusë nëse ata nisen
foto ilustruese

BRUKSEL- Brukseli ka kritikuar planin e Hungarisë për të transportuar emigrantë të paligjshëm nga kufiri hungarezo-serb në kryeqytetin belg. Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close ka deklaruar se autoritetet belge janë gati të bllokojnë autobusët. Close shtoi se ai besonte se plani i Hungarisë për t’u ofruar emigrantëve një biletë me një drejtim për në Bruksel nuk është gjë tjetër veçse një kërcënim bosh.

“Kam folur me kryeministrin belg (Alexander de Croo). Ne do t’i bllokojmë këta autobusë nëse ata nisen ndonjëherë. Këta autobusë nuk do të largohen nga Hungaria për mendimin tim. Është padyshim një provokim. Le të jemi shumë të qartë, së pari duhet të kalojnë nëpër kufij të tjerë evropianë, të Gjermanisë dhe të tanëve,” tha kryebashkiaku i Brukselit.

Sekretarja belge e Shtetit për Migracionin, Nicole de Moor, është zotuar gjithashtu se do t’i kthejë autobusët nëse do të largoheshin ndonjëherë nga Hungaria.

“Kjo nuk është se si ne bëjmë politikë. Hungaria, nëse vazhdon, do të ndjejë pasojat. Qeveria e Orbanit është gjithashtu një qeveri e vogël. Ne do të rezistojmë dhe Hungaria do të shtrëngohet nën peshën e Evropës (…) Ne nuk do të mbahemi peng i një qeverie të ekstremit të djathtë si ajo e Orbanit, tha Close.  

Ndërsa një zëshënës i Komisionit tha jemi të gatshëm të përdorim të gjitha fuqitë tona sipas traktatit për të siguruar që ligji i BE-së të respektohet. Zëdhënësi shtoi se ekzekutivi i BE-së është në kontakt me autoritetet hungareze dhe vendet fqinje përmes të cilave autokolonat mund të kalojnë në tokë. Grindja është një tjetër pikë e ulët në marrëdhëniet midis qeverisë së kryeministrit Viktor Orbán dhe institucioneve evropiane me bazë në Bruksel, gjë që ka shkaktuar gjithashtu dënime të ashpra nga qeveria belge.

philippe close emigrante

Sondazh

Poll