Bota

Përhapën thashethemin se Brigitte Macron është transgjinore, shpallen fajtore për shpifje dy gratë në Francë

Brigitte Macron nuk ishte e pranishme në gjykatë gjatë seancës së çështjes dhe as sot kur u bë i ditur vendimi.

12 Shtator 2024, 16:28 Nga S.B
Përhapën thashethemin se Brigitte Macron është transgjinore,
Brigitte Macron

FRANCË- Dy gratë që përhapën thashethemet në internet se Brigitte Macron ishte transgjinore, u dënuan ditën e sotme (12 shtator) nga Gjykata Penale e Parisit për shpifje. Dy gratë u dënuan me një gjobë prej 500 euro, si dhe për të paguar gjithsej 8000 euro dëmshpërblim për Brigitte Macron dhe 5000 euro për vëllain e saj Jean-Michel Trogneux.

Brigitte Macron nuk ishte e pranishme në gjykatë gjatë seancës së çështjes dhe as sot kur u bë i ditur vendimi. Dy gratë ndihmuan në përhapjen e fjalës në vitin 2021, përmes një "interviste" katër-orëshe të transmetuar në kanalin e njëra-tjetrës në YouTube.

Në të Amandine Roux pyeti Natasha Rei, një "gazetare e pavarur" se si e zbuloi këtë "mashtrim" dhe "gënjeshtër shtetërore". Salla e gjyqit ishte e mbushur plot dhe një pjesë e audiencës duhej të qëndronte jashtë.

Në këtë intervistë katër-orëshe, dy gratë treguan foto të Brigitte Macron dhe familjes së saj, iu referuan operacioneve që dyshohet se iu nënshtrua, pretenduan se nuk është nëna e tre fëmijëve të saj dhe dhanë informacione personale për vëllain e saj. Brigitte Macron i paditi për shpifje në janar 2022.

Shumë politikanë në mbarë botën kanë rënë viktimë e lajmeve të rreme transfobike, duke përfshirë ish-Zonjën e Parë të SHBA-së Michelle Obama, Zëvendës Presidenten aktuale Kamala Harris dhe ish-kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern.

brigitte macron

Sondazh

Poll