Bota

Papa Françesku: Inteligjenca Artificiale nuk duhet t’i bëjë njerëzit të harrojnë marrëdhëniet mes tyre

Gjatë një pritjeje në qytetin-shtet të teknologjisë së lartë, kreu i Kishës Katolike paralajmëroi se IA nuk duhet t’i bëjë njerëzit të harrojnë atë që është e rëndësishme marrëdhëniet njerëzore.

12 Shtator 2024, 16:07 Nga E. D
Papa Françesku: Inteligjenca Artificiale nuk duhet t’i
Papa Françesku

SIGNAPOR- Papa Françesku paralajmëroi për ndikimet negative të inteligjencës artificiale (AI) në strukturën e shoqërisë gjatë një vizite në Singapor. Gjatë një pritjeje në qytetin-shtet të teknologjisë së lartë, kreu i Kishës Katolike paralajmëroi se IA nuk duhet t’i bëjë njerëzit të harrojnë atë që është e rëndësishme marrëdhëniet njerëzore.

”Zhvillimet e teknologjisë rrezikojnë të izolojnë individët dhe t’i vendosin ata në një realitet të rremë. Në vend të kësaj, IA duhet të përdoret për t’i afruar njerëzit dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe solidaritetin brenda shoqërisë”, tha Papa.

Papa Françesku i ka bërë thirrje gjithashtu Grupit të Shtatë (G7) demokracive kryesore industriale në samitin e këtij viti të G7-s të mbajtur në qershor në Itali, që të sigurojë që IA të mos lihet jashtë kontrollit. Singapori është ndalesa e fundit e udhëtimit më të gjatë jashtë vendit të papës 87-vjeçar deri më tani, që zgjat gjithsej 12 ditë.

papa françesku intiligjenca artificiale

Sondazh

Poll