Bota

"Putin do t’ju hante për drekë"! Harris nuk kursehet ndaj Trump: Nëse do të ishit President ai do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës

Harris i tha Trumpit se Putini do ta hante për drekë dhe nëse do ishte president Putini do të ishte ulur në Kiev tani. Gjithashtu ajo akuzoi Trumpin se ishte gati të braktiste Ukrainën pas dy vitesh e gjysmë lufte.

11 Shtator 2024, 15:26 Nga E. D
"Putin do t’ju hante për drekë"! Harris nuk kursehet
Kamla Harris dhe Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, u përplasën vazhdimisht për Rusinë, liderin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, në debatin presidencial mbrëmjen e djeshme.

Harris i tha Trumpit se Putini do ta hante për drekë dhe nëse do ishte president Putini do të ishte ulur në Kiev tani. Gjithashtu ajo akuzoi Trumpin se ishte gati të braktiste Ukrainën pas dy vitesh e gjysmë lufte.

“Kuptoni pse aleatët evropianë dhe aleatët tanë të NATO-s janë kaq mirënjohës që ju nuk jeni më president dhe që ne e kuptojmë rëndësinë e aleancës më të madhe ushtarake që bota ka njohur ndonjëherë, që është NATO. Ajo që ne kemi bërë për të ndihmuar Zelenskyyn dhe ukrainasve për të luftuar për pavarësinë e tyre është ajo që ju nuk do të bënit. Nëse do të ishit President, Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës. Duke filluar me Poloninë”, tha ajo, përpara se ta përshkruante Putinin si një diktator që do të hante për drekë.

Megjithatë Trump hodhi poshtë komentet e Harris, duke pretenduar se lufta nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte qenë në pushtet në vitin 2022 dhe duke i thënë audiencës se Putin do të ishte ulur në Moskë dhe nuk do të kishte humbur 300,000 burra dhe gra në luftë. 

Trump ka insinuuar në mënyrë të përsëritur se ai mund të shkurtojë fondet ushtarake për Ukrainën dhe do të kërkonte një fund të menjëhershëm të konfliktit, me zyrtarët në Kiev të shqetësuar se politika do të nënkuptonte se duhet t’i dorëzojë Rusisë territorin e pushtuar si pjesë e një marrëveshjeje.

kamla harris donald trump

Sondazh

Poll