Insights

Mentor Kikia shpërthen kundër Elvis Naçit dhe Arbër Hajdarit: U varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë fot

11 Dhjetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
Mentor Kikia shpërthen kundër Elvis Naçit dhe Arbër

TIRANË- Një diskutim në “Opinion”, ose më saktë mënyra e komunikimit mes drejtuesve të dy fondacioneve bamirëse, ishte gati i pështirë. Asgjë më shumë; ishte një lloj gare për vëmendje dhe protagonizëm: Kush ka bërë më shumë për shqiptarët e varfër?
Me këtë rast, doja të ndalesha në një fenoment që po e degjeneron edhe humanizmin si virtut njerëzor.

Së pari: A janë bamirës këto fondacione? Unë them që jo.

Sepse drejtuesit e tyre nuk kanë dhuruar asgjë nga vetëja. Këta janë vetëm menaxherë të ndihmave që japin të tjerët. Fondacione të drejtuara si të ishin kompani private, ato janë shndërruar gati-gati në biznese që “shesin” bamirësinë e të tjerëve. Ato kanë krijuar infrastruktura si të ishin kompani të mëdha tregtare, dhe padyshim që nuk i japin askujt llogari për mënyrën e menaxhimit të këtij humanizmi që u vetëofrohet si mëshirë për mjerimin.

Përtej kësaj, etja për mediatizimin, e ka bërë bamirësinë në Shqipëri të pështirë. Djem e vajza me qese me ushqime në duar vihen në rresht për të hyrë në shtëpinë e njerëzve të mundur nga mjerimi. Foto e filmime pa fund. Qeset me oriz e miell iu plasen në prehër të varfërve, ndërsa salçiçet ua varin në qafë, për tu bërë fotografi. Fëmijë të paushqyer e të zhveshur vihen në rresht për të bërë foto me shpëtimtarin, bamirësin e madh. I filmojnë mbarë e prapë. Kujdesen të fiksohet çdo rraqe e shtëpisë, çdo këmbë e zbathur, çdo bluzë e shqyer, çdo pjatë dhe tenxhere e palarë dhe e zbrazur… Përse? Cili është qëllimi? Që të tregohet se janë të varfër? Nuk ka nevojë për kaq shumë detaje.

Mjerimi të shvesh nga çdo lloj ndjeje njerëzore, të bën të ulësh kokën e të thuash vetëm “faleminderit”. Por jo deri këtu!

Etja për protagonizëm, për heroizëm dhe shenjtëri i bën këta “bamirës” që tu marrin të varfërve çdo lloj dinjiteti. Mendoni pak, pas disa vitesh kur ai fëmijë të rritet e të shkojë në shkollë, në rrjetet sociale do të jenë akoma videot kur atij i dhurohet një copë bukë në dorë dhe kur i duhet të bëjë si i lumtur kur të dalë në fotografi me atë “xhaxhin” që ia dhuroi.

Nuk ka nevojë tia varësh trastën e ushqimeve të dhuruara në qafë e tia tregosh gjithë botës. Bamirësia nuk bëhet për famë, por për shpirt.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog arbër hajdari elvis naçi gazetari kunder bamiresve mentor kikia arbër hajdari elvis naçi gazetari kunder bamiresve mentor kikia

Sondazh

Poll

Insights 10 Dhjetor 2019, 09:52

Samit sipas shijes ruse

Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris. Perëndimi dhe Ukraina janë të gatshëm për lëshime ...

Insights 9 Dhjetor 2019, 20:18

Nga Elkier Bushkolaj Tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 vdekur,qindra të plagosur dhe dhjetëra familje të pastreha po rezulton të jetë KÇK-ja e fundit pë...

Insights 4 Dhjetor 2019, 15:14

Borxh në kohërat e tërmetit

TIRANË- Në industrinë e sigurimeve ka një aksiomë: Nuk ka risk të pasigurueshëm, por ka risqe për të cilin njerëzit nuk janë të gatshëm të paguajnë primin ...