Sport

VIDEO / Italia merr pikët e plota pas dy ndeshjesh, mund edhe Izraelin!

Edhe Franca regjistroi fitore e pare në këtë faze grupesh të Ligës së Kombeve duke mundur Belgjikën me rezultatin e pastër 2-0.

9 Shtator 2024, 23:29 Nga DOSJA
VIDEO / Italia merr pikët e plota pas dy ndeshjesh, mund edhe Izraelin!

ITALI - Italia ka arritur një fitore me vlerë në transfertë me Izraelin, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Italianët fituan 2-1, me golat e shënuar nga Fratessi dhe Kean. Me këtë fitore axurrët mbajnë kreun e grupit, duke lënë pas Francën dhe Belgjikën. Një paraqitje mjaft re mire e axurrëve në këtë kompeticion pas dështimit që bën në Europian, ku nuk arritën të ishin brenda pretendimeve të tyre.

Edhe Franca regjistroi fitore e pare në këtë faze grupesh të Ligës së Kombeve, duke mundur Belgjikën me rezultatin e pastër 2-0. Nga një gol për pjesë shënuan djemtë e Deschamps, të cilët u kritikuan jo pak pas ndeshjes së pare me Italinë, ku pësuan një humbje të turpshme.

Gjithsesi Muani shënoi në pjesën e pare në minutën e 29-të, ndërkohë që në të dytën ishte Dembele ai që siguroi fitoren për skuadrën francize që merr kështu pike e para në këtë faze të grupeve të Ligës së Kokbeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll