9 Shtator 2024, 17:02
Nga E. D
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për përndjekje të ish-partneres dhe posedim të lëndëve narkotike. Pavarsisht urdhërave të gjykatës shqiptari kishte tentuar të kontaktonte me ish-partneren. Kjo shkelje e masave të vendosura ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e vajzës, e cila prej kohësh është viktimë e përndjekjes. Hetimet paraprake kishin nxjerrë tashmë një pamje të sjelljes agresive të shqiptarit, i cili asnjëherë nuk ishte treguar i gatshëm të respektonte kufizimet ligjore të vendosura për të mbrojtur ish-partneren e tij.
Shqiptari tashmë përballet jo vetëm me akuzën e përndjekjes por edhe për veprën shtesë të posedimit të lëndëve narkotike. Pas arrestimit, ai u dërgua në burg, ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë. Autoritetet kompetente tani po vlerësojnë intensifikimin e masave mbrojtëse për viktimën, që në vetvete tashmë duket të jetë një nga prioritetet në situata të ngjashme. Gjithashtu karabinierët i gjetën edhe 5 gramë kokainë, të ndarë në gjashtë doza gati për tu shitur.
Ky detaj rrit shkallën e alarmit rreth figurës së personit të arrestuar, duke nënvizuar rrezikun që sjellja e tij mund të jetë shtrirë në një kontekst më të gjerë të trafikimit të substancave të paligjshme. Zbulimi i drogës jo vetëm përkeqëson pozitën e shqiptarit, por ngre pikëpyetje se si lidhen këto dy probleme.
policia italiane perndjekje droge
Aktualitet
9 Shtator 2024, 17:00
Foto nga vendi i ngjarjes
HIMARA- Dy turistë nga Maqedonia e Veriut janë shpëtuar nga autoritetet pasi kishin mbetur të bllokuar n...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 16:58
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kamatëvonesat e paguara për faturat e energjisë elektrike deri në fund të qershorit arritën n&eu...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 16:43
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në Riccione, Itali. Siç raportohet ngjarja...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 16:07
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit pak kilometra...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 15:42
E. D
sendet e sekuestruara
GREQI- Departamenti i Krimeve Kundër Pronës në Nëndrejtorinë e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetë...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:38
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Drejtuesi i automjetit i cili përplasi një motomjet dhe u largua nga vendngjarja është arrestuar ditë...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:29
S.B
pamje nga lënda narkotike e gjetur
GREQI- Pesë shqiptarë janë dënuar maksimalisht ditën e sotme nga Gjykata Treanët...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:24
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhilluar një takim informalme gazetarët ditën e sotme për të sh...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:08
S.B
makina e përdorur në atentat
TIRANË- Makina tip “Golf 5” e cila u përdor nga autorët gjatë atentatit të...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:44
S.B
Melisa dhe Bledar
TIRANË- Melisa Trëndafili e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti më 31 gusht në Korçë, ...