9 Shtator 2024, 14:29
Nga S.B
pamje nga lënda narkotike e gjetur
GREQI- Pesë shqiptarë janë dënuar maksimalisht ditën e sotme nga Gjykata Treanëtarëshe e Apelit Penal të Selanikut. Në shtatorin e kaluar u kap sasia më e madhe e kokainës nga organet e akuzës në qytet dhe një nga më të mëdhatë në territorin grek 585 kg kokainë, e cila u përkiste pikërisht pesë shqiptarëve.
Bëhet me dije se Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm kreun e grupit Arjan Xhafaj, nga Cakrani i Fierit, bashkëshorten e tij Lutmira Xhafaj 43-vjeçe, pronare e një bar-kafe në Cakran, edhe dy nipërit e 52-vjeçarit, Avelino Feimi dhe Klevis Muskaj, si edhe 36-vjeçarin Ilirian Baraj, i cili ka nënshtetësi greke, por me origjinë shqiptare.
Sipas vlerësimeve të Autoriteteve, malli i paligjshëm me origjinë nga Amerika Latine do të sillte fitime nga 11 deri në 33 milionë në qarkun që do ta tregtonte nëse do të përfundonte në tregun me shumicë, ndërsa në tregun me pakicë pas falsifikimit dhe “duke u thyer” në këste më të vogla, fitimi mund të arrinte edhe në 175 milionë euro.
Me përjashtim të 43-vjeçares, e cila mohoi akuzat, të tjerët në kërkimin e faljes rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pako kishte hashash dhe jo kokainë. Përveç kësaj, ata deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të “mbyllur” në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, i cili nuk bëhet i ditur.
“Nëse do ta dija se ishte kokainë, do të isha larguar. Mendova se ishte hashash”, tha 52-vjeçari.
greqi droge kokaine
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:24
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhilluar një takim informalme gazetarët ditën e sotme për të sh...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:08
S.B
makina e përdorur në atentat
TIRANË- Makina tip “Golf 5” e cila u përdor nga autorët gjatë atentatit të...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:44
S.B
Melisa dhe Bledar
TIRANË- Melisa Trëndafili e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti më 31 gusht në Korçë, ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:28
I.A
SARANDË- Laguna e Burtintit duket të jetë në krye të listës sa i përket përkeqësimit të gjendjes së uj&...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:08
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se dy prej tyre R. Y 30 vje&cced...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:00
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me arrestimin e 56-vjeçarit Nesti Zhobro ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:03
I.A
Mariglen Haka
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Klajdi Hakën. Mësohet se mbi...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 12:37
S.B
Talo Çela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e gjyqit të Talo Çelës për më 1 tetor. &...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 11:57
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se N.Zh 56 vj...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 11:54
S.B
foto ilustruese
SARANDË- Një 32-vjeçar anglez ka tentuar ditën e djeshme të kalojë një shumë parash të ...