9 Shtator 2024, 14:08
Nga S.B
makina e përdorur në atentat
TIRANË- Makina tip “Golf 5” e cila u përdor nga autorët gjatë atentatit të 3 shtatorit në Don Bosko mësohet të jetë futur në Shqipëri nga dogana e Morinës. Policia shqiptare i është drejtuar Policisë kosovare me një letërporosi, ku i kërkon informacion për përdoruesin e këtij automjeti, me qëllim rënien në gjurmët e atentatorëve.
Dyshohet se makina i është shitur atentatorëve për tu përdorur në atentat por automjeti mund të jetë futut në vend nga vetë personat e përfshirë. Për këtë po punohet edhe me këqyrjen e pamjeve të kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike gjatë sezonit veror.
Targat që u përdorën në mjetin që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi. Policia po punon për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.
Nga atentati mbetën të plagosur me armë zjarri Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Autorët kanë qenë më një makinë tip 'Golf 5' dhe kanë qëlluar në verandën e lokalit ku të plagosurit po pinin kafe.
Pasi janë bindur që i kanë qëlluar, autorët me makinën tip 'Golf 5' ngjyrë gri janë larguar nga aty me shpejtësi. Sipas kamerave të sigurisë, autorët kanë ardhur nga Kamza duke kaluar te liqeni i Paskuqanit. Më pas janë afruar në Bulevardin e Ri dhe janë futur në Don Bosko. Por të njejtën rrugë kanë ndjekur për tu larguar nga vendngjarja. Teksa kalon Kamzën, autorët kanë djegur makinën në Qerekë.
don bosko dogana e morinës
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:44
S.B
Melisa dhe Bledar
TIRANË- Melisa Trëndafili e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti më 31 gusht në Korçë, ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:28
I.A
SARANDË- Laguna e Burtintit duket të jetë në krye të listës sa i përket përkeqësimit të gjendjes së uj&...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:08
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se dy prej tyre R. Y 30 vje&cced...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:00
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me arrestimin e 56-vjeçarit Nesti Zhobro ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:03
I.A
Mariglen Haka
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Klajdi Hakën. Mësohet se mbi...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 12:37
S.B
Talo Çela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e gjyqit të Talo Çelës për më 1 tetor. &...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 11:57
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se N.Zh 56 vj...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 11:54
S.B
foto ilustruese
SARANDË- Një 32-vjeçar anglez ka tentuar ditën e djeshme të kalojë një shumë parash të ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 11:56
I.A
DROPULL- Mali i Murganës në Dropull, zonë e mbrojtur, digjet prej të premtes, ndërkohë që forcat vendore të zjarrë...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 10:53
S.B
foto ilustruese
DIVJAKË- Mëngjesin e sotëm 65-vjeçari B.Ç është gjetur pa shenja jete në afërsi t&eum...